Bisedimet për Arthur janë ndalur!

Katalanasit kanë një kohë të gjatë që po e kërkojnë 21 vjeçarin por tani duhet të presin të paktën edhe 12 muaj që ta kenë futbollistin të tyrin.

Mesfushori i shumëkërkuar nuk do të largohet nga Gremio deri në Dhjetor dhe kjo sipas presidentit të klubit Romildo Bolzan Jr.

Arthur 21 vjeçar, po përflitet shumë për një kalim tek katalanasit dhe i ka nevrikosur tej mase drejtuesit e klubit kur postoi një fotografi ku kishte veshur fanelën e Barcelonës gjatë një takimi me drejtuesin sportiv të Barcelonës Robert Fernandez në fillim të dhjetorit.

Barcelona menjëherë pas kësaj i kërkoi falje kampionëve të Copa Libertadores me qëllim që të mbajnë marrëdhënie të mira pasi bisedimet mund të fillojnë shumë shpejt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here