Neymar te Barcelona? – Bartomeu sqaron gjithçka

Ditë më parë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu deklaroi se Neymar dëshiron të largohet nga PSG, mirëpo klubi nuk e lë të lirë.

Sot, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, pranoi se nëse vjen oferta e duhur për sulmuesin brazilian do e lënë të lirë të largohet. Tashmë Barça kthehet në skenë: Duhet të paguajnë që të marrin Neymar, por Bartomeu filloi një lojë shahu me një fjali në prezantimin e portierit Neto.

“Tani po prezantojmë Neto-n, ajo që thashë të premten e kaluar për Neymar dhe PSG nuk ka ndryshuar”, tha Bartomeu, pasi u pyet nëse Barça do hyjë në tratativë për Neymar, duke qenë se klubi francez i ka dhënë leje të largohet.

Me pak fjalë tani do jetë çështje parash, çështje ofertë-kërkesë, por ndikim do të ketë edhe e ardhmja e Antoine Griezmann, sepse do të përcaktohet se cili do të jetë i preferuari i klubit katalanas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here