Fillojnë bisedimet, Manchester United ka gjetur pasuesin e Pogbas në Serie A

Manchester United ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin ideal të Paul Pogbasë nëse ky i fundit largohet nga skuadra.

Ekipi anglez do të provojë dhe një sulm të fundit për serbin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Drejtuesit e “Djajve të kuq” kanë nisur kontaktet direkte me italianët dhe kanë dëgjuar propozimet e tyre. Drejtor sportiv, Igli Tare, u ka komunikuar anglezëve se për të marrë yllin e tyre duhen 90 milionë euro.

Sezoni i fundit nuk ishte shumë i mirë për futbollistin e Lazios, prandaj dhe presidenti Lotito nuk e konsideron më të paprekshëm. Një sulm i tillë mund të ndikojë dhe te e ardhmja e Pogbasë, ky i fundit do të largohet nga Anglia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here