Roma dhe Juventus takohen nesër – Tema: Higuain

TURIN, ITALY - NOVEMBER 22: Gonzalo Higuain of Juventus gestures during the UEFA Champions League group D match between Juventus and FC Barcelona at Allianz Stadium on November 22, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Giorgio Perottino - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images) *** Local Caption *** Gonzalo Higuain

Kampionët e Serie A do të takohen me skuadrën nga kryeqyteti për të diskutuar lidhur me transferimin e mundshëm të Gonzalo Higuain.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma nuk duan të mbesin në pozitë të palakmueshme në rast se Edin Dzeko largohet drejt Inter, kështu që duan të kenë në radhët e tyre yllin argjentinas, Higuain.

Po të njëjtat burime bëjnë të diturs e takimi mes Romës dhe agjentit të Higuain do të bëhet nesër.

Në diskutim do të jetë edhe mesfushori Alessio Riccardi, i cili mund të kalojë në drejtim të Juventus, por skuadra romake është kundër kësaj marrëveshje.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët me fatin e Gonzalo Higuain, i cili viteve të fundit nuk ka gjetur formën më të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here