Manchester United është shumë afër që ta kompletojë transferimin e Harry Maguires, derisa ka arritur marrëveshje me Leicesterin që t’i paguajë 92 milionë euro.
Lojtari 26-vjeçar do të futet në librin e rekordeve, pasi do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Mbrojtësi anglez do ta kalojë Virgil van Dijkun që kaloi te Liverpooli nga Southamptoni për 85 milionë euro, e natyrisht se do të pritet shumë nga ai.
Por, gjërat që nga tani mund të mos jenë në favor të Maguires, duke u bazuar në statistikat që i kishte lojtari në sezonin e kaluar.
SunSport ka krahasuar statistikat e mbrojtësit të Leicesterit me ato që Shkodran Mustafi i kishte te Arsenali.
Në bazë të tyre, mbrojtësi shqiptar me nënshtetësi gjermane, del të jetë më i mirë se Maguire në shumë aspekte.