Lojtari i Chelsea i huazuar te Fenerbahce, mund të bashkëpunojë përsëri me Antonio Conten.
Moses ishte njëri nga lojtarët kyç në formacionin e Contes në sezonin 2016/17, kur Chelsa u shpall kampion në Premier League.
Nigeriani luajti vetëm 23 ndeshje me Chelsean para ardhjes së Contes, ndërsa me ardhjen e italianit në Stamford Bridge pritej shitja e tij, por Moses luajti në sezonin 2016/17 si mesfushorë i krahut të djathtë.
Conte është në kërkim të një mesfushori për krahun e djathtë dhe Moses mund të jetë zgjidhja perfekte.
Moses është i huazuar te Fenerbahce dhe Inter do të duhet të negociojë me Fenerbahcen dhe Chelsean.