Tifozët e Milanit ‘bllokojnë’ qendrën e Prishtinës, në pritje të skuadrës së zemrës

Një numër i madh i tifozëve të Milanit kanë dalë në qendër të Prishtinës për të pritur skuadrën e tyre.

Milan rreth orës 12:30 ka mbërritur në aeroportin ‘Adem Jashari’, dhe menjëherë është nisur drejt Prishtinës.

Shtatë herë kampionët e Evropës do të akomodohen në një hotel në qendër të Prishtinës, dhe në pritje të tyre kanë dalë një numër i madh i tifozëve nga Kosova.

Pavarësisht të nxehtit që po mbretëron në Kosovë, sipas një fotografie të sjellë nga ‘Top Sporti’, shihet se një numër i madh i tifozëve të Milanit, kanë dalë në pritje të skuadrës së tyre të zemrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here