United deklason Chelsean me poker, Lampard e nis keq me Blutë (VIDEO)

Manchester United ka shpartalluar Chelsea-n me rezultatin e pastër 4-0 në Old Trafford.

Ishte ndeshja debutuese e Harry Maguire dhe Aaron Wan-Bissaka, të cilët i kanë dhënë goxha siguri Djajve në prapavijë.

Ndërsa sulmi ishte i papërmbajtshëm, Martial dhe Rashford kanë qenë të papërballueshëm për mbrojtjen e Chelsea-t.

Ishte Rashford ai që zhbllokoi rezultatin me penallti pas një starti të vështirë të vendasve.

Pas golit, United mori frenat e lojës në dorë dhe në pjesën e dytë shpërthyen me golat e Martial, Rashford dhe Daniel James.

Ky i fundit debutoi me fanellën e re ë pjesën e dytë dhe festoi si i çmendur golin e tij.

Një start i mrekullueshëm i Djajve, të cilët kanë treguar se do të jenë një skuadër serioze këtë sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here