Chelsea ka një yll të ri, Mount shënon golin e tij të parë në Premier League (VIDEO)

Vetëm 7 minuta! Aq ka zgjatur koha që Mason Mount, talenti 20-vjeçar i Chelseat, që Frank Lampard donte me vete në “Stamford Bridge”, pasi e stërviti për një sezon te Derby County, të gjente rrjetën e parë me blutë.

Kjo ishte ndeshja e parë në “Stamford Bridge” me Chelsean. Mount luajti super edhe në Superkupën e Europës.

 

 

Një gol tipik si një bomber me nuhatje të jashtëzakonshme, që pasi pa kundërshtarin të merrte top 20 metra larg portës me shpinë, me një sprint të jashtëzakonshëm shkoi t’ia rrëmbente dhe më pas në rënie e sipër goditi në këndin e portës, duke befasuar Leicester.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here