Mandzukic bën gati valixhet, kroati ka gjetur skuadrën e re!

E ka bërë me Ivan Perisic, tani do t ë provojë ta bëjë me Mario Mandzukic.

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, do gjigantin e “Zonjës” në ekipin e rij. Pas transferimit të Perisic në Bavari, edhe sulmuesi bardhezi mund të kthehet në Gjermani te kampionët e Bundesliga-s.

Mandzukic është një nga tre lojtarët që konsiderohen si të tepërt nga Juventus dhe, pavarësisht refuzimit të një oferte të parë, sulmuesi mund të bindet të pranojë transferimin te Bayern falë ndërhyrjes së Kovac.

Me lamtumirën e kroatit, Juventus do ta kishte rrugën e hapur për të marrë Icardi-n, i cili vazhdon të jetë në pritje të një lëvizjeje nga ana e bardhezinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here