Drejtori i Milanit Zvonimir Boban do të fluturojë drejt Madridit për të diskutuar me Realin për mundësinë e transferimit të James Rodriguez.
Pas humbjes me Udinesen te Milani e kanë të qartë se kanë nevojë për më tepër sulmues dhe Rosonerët kanë piketuar James Rodriguez.]
Rosonerët nuk arritën të dërgojnë asnjë goditje drejt portës së Udineses.
Tani gazetari i njohur Alfredo Pedulla raporton se Milani synon transferimin e James Rodriguez.
Boban pritet të zbarkojë sot në Madrid dhe përveç James do të bisedojë edhe me përfaqësuesit e Atletico Madrid për transferimin e Angel Correas.
Milani do të tentojë huazimin e James dhe gjithçka do të varet nga Reali.