Icardi te PSG-ja! Zbulohen detajet e marrëveshjes…

Merr fund “telenovela” Ikardi. Sulmuesi argjentinas është shumë pranë transferimit te skuadra e PSG-së në kampionatin francez. Mediat italiane raportojnë se marrëveshja është arritur teksa 26-vjeçari do të niset rreth orës drejt Parisit, ku pritet të kryejë vizitat mjekësore pasditen e sotme.  

Ikardi do të kalojë si i huazuar me të drejtë blerje, te skuadra e PSG-së, duke i dhënë fund polemikave të krijuara kohët e fundit. Eksperi i njohur i merkatos Muhamed Bouhafsi zbulon se vizitat mjekësore do të zhvillohen rreth orës 5.

Plotë 70 milionë euro do të paguajnë francezët e PSG-së, në fund të huazimit, për të blerë kartonin e argjentinasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here