Bartomeu zbulon detajet e bisedimeve për rikthimin e Neymar

Në fund të një “telenovele” të gjatë në merkaton e kësaj vere, Neymar nuk u kthye dot te Barcelona.

Megjithatë, nuk ishin vetëm Blaugrana-t të interesuar për lojtarin Brazilian. Dy klube të tjera, gjithashtu, trokitën në derën e PSG për 27-vjeçarin. Mediat kanë shkruar se veç katalanasve, për kampionin Brazilian nteresoheshin edhe Real Madridi me Juventusin. Nuk dihet ende kush ishin në të vërtetë, por Bartomeu, numri një i klubit blaugrana, konfirmoi për “Barça TV” se klubet e përfshira në “ankandin” e Neymar ishin tri:

“Kishte më shumë se një klub. Ishin tri klube të interesuara, por Neymar e tha qartë: nëse largohej për diku, do të kthehej te Barcelona. E di se i kërkoi PSG të merrej vetëm me ne në negociata”. Gjithsesi, ky transferim nuk ndodhi në verë, nuk pritet të materializohet edhe në janar. Të paktën, për sa i përket Barcelonës, e cila, siç shprehet presidenti, kurrë nuk ofroi lojtarë si pjesë të operacionit, por PSG e pyeti atë:

“Blerja e tij nuk është caktuar për në janar. Barcelona nuk ishte në gjendje t’i plotësojë kërkesat e PSG. Ne kurrë nuk kemi ofruar lojtarë për Neymar, ishin francezët, ata që na pyetën për këtë opsion. Ne bëmë gjithçka mundëm për ta marrë Neymar. Transferimi nuk ishte i lehtë, as në nivel ekonomik dhe as në një nivel predispozicioni të PSG”. Bartomeu, gjithashtu, mohoi se ishte Messi, ai që kërkoi blerjen e ish-mikut të tij Brazilian: “Messi kurrë nuk më ka kërkuar të blej Neymar, është thjesht një legjendë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here