Inter, Juventus dhe Napoli raportohet të jenë duke vëzhguar me vëmendje mesfushorin e Athletico Paranaense Bruno Guimaraes.
Sipas Globo Esporte, tre klubet kanë duke parë zhvillimin e 21-vjeçarit i cili është një mesfushor që di të mbrojë mirë, por edhe të sulmojë.
Sipas calciomercato, braziliani është shumë mirë teknikisht, ka një normë mbi 90% të pasimeve të sakta dhe vrapon shumë.
Gjithashtu ai është përshkruar si një miks i mesfushorit të Napolit, Alan dhe atij të Barcelonës Arthur.
Guimaraes ka një klauzolë lirimi 40 milionë euro.