West Hami dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë mysafir të Çekanëve në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë në Ligën Premier, ndeshje që zhvillohet në Olympic Stadium nga ora 15:00.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer vjen nga një fitore minimale ndaj Leicester Cityt dhe synon ta vazhdojë formën e mirë në këtë udhëtim në Londër.
Në anën tjetër, vendasit kanë dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe gjithashtu shpresojnë të vazhdojnë serinë pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
West Ham: Fabianski; Frederisck, Diop, Ogbonna, Cresswell; Rice, Noble; Yarmolenko, Fornals, Anderson; Haller.
Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lidelof, Maguire, Young; McTominay, Matic; Pereira, Mata, James; Rashford.