Reali dëshiron yllin e Chelsea, nuk është Kante

Real Madridi thuhet se është duke e monitoruar mesfushorin e Chelseat, Mason Mount.

Mesfushori anglez është duke kaluar nëpër një formë fantastike në këtë sezon të Ligës Premier, duke zgjuar interesimin e Los Blancos.

Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez po e admiron lojën e lojtarit 20-vjeçar, andaj po e mbajnë një shikim afër lojës së tij.

Mount deri më tani në këtë sezon ka arritur të shënojë tri gola në gjashtë ndeshje për The Blues, e kjo ka bërë që madrilenët të interesohen për të.

Reali është po ashtu i interesuar edhe për Tammy Abrahamin, gjersa ditë më parë është raportuar se ata kanë arritur marrëveshje personale edhe për N’Golo Kanten.

Në këtë afat kalimtar veror, skuadra spanjolle e transferoi Eden Hazardin, derisa vitin e kaluar e morën edhe Thibaut Courtoisin, por të dy belgët nuk kanë arritur ende ta tregojnë vetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here