Pas Real Madrid tani në garë për Harry Kane ka hyrë edhe skuadra kampione e Serie A Juventus e cila është e gatshme të japë plot 250 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit anglez, raporton Don Balon.
Italianët që do të luajnë kundër Tottenham këtë javë kanë para për të shpenzuar dhe po kërkojnë zëvëndësuesin ideal për Paulo Dybala.
Kane është etiketuar si lojtari potencial që mund të zëvëndësojë argjentinasin por për të arritur deri tek ai është pak e vështirë pasi në garë është edhe Real Madrid.