Sarri ia kërkon drejtuesve të Juventusit transferimin e yllit të Chelsea

Maurizio Sarri dëshiron që në skuadrën e tij ta ketë yllin e Chelsea N’Golo Kante dhe kështu ta krijojë mesfushën më të mirë në Europë.

Ish trajneri i Bluve ka në dispozicion Aaron Ramsey, Miralem Pjanic, Adrien Rabiot, Blaise Matuidi dhe Sami Khediran, por beson se Kante është ai që mungon për të krijuar një mesfushë perfekte.

Siç raporton Daily Mail, Sarri ia ka kërkuar Pavel Nedvedid me çdo kusht transferimin e Kantes në Torino.

Sarri sezonin e kaluar te Chelsea u kritikua pasi ia ndryshoi pozicionin Kantes për ta favorizuar Jorginhon.

Kante e ka filluar sezonin e ri me lëndime por në katër ndeshje të luajtura ka shkëlqyer me Chelsean dhe tani Sarri e dëshiron atë te Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here