Për herë të parë në historinë e Barcelonës mundet që një femër të bëhet presidente!

Mediat spanjolle kanë filluar të spekulojnë për zgjedhjet për president që do të zhvillohen te Barcelona pas dy viteve.

Barcelona po përgatitet për zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa Josip Maria Bartomeu do të ketë përball vetes një rival të fortë, Maria Teixidor.

Teixidor është pjesë e Barcelonës nga viti 2015 dhe për momentin ajo e kryen funksionin e drejtoreshës dhe sekretare e bordit të klubit.

Mediat e shohin atë si kundër kandidate të Bartomeus, ndërsa Teixidor për mediat ka deklaruar: “Për momentin nuk po mendoj për kandidaturën, por mbetet ta shohim se çfarë na sjell e ardhmja. Të gjithë këtu e dojmë klubin dhe dëshirojmë që të kontribojmë për një të ardhme edhe më të mirë. Për momentin jam e kënaqur se ku gjendemi.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here