Politika kryesore e klubit të Arsenalit është prodhimi i talenteve të rinj por tani “Topçinjtë” duket se po kërkojnë të blejnë talente nga skuadra të tjera.
Arsenali i është bashkuar garës për mbrojtësin e Hamburgut Josha Vagnoman, sipas raportimeve të The Sun.
Vagnoman, 17 vjeçar, mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes dhe që tani ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane siç janë Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munich.
Mbrojtësi vitin e kaluar luajti të gjitha ndeshjet në kampionatin botëror për U-17 duke shkëlqyer.