Janë publikuar formacionet zyrtare në takimin në mes të Chelseat dhe Newcastles për javën e nëntë në Ligën Premier.
The Blues do të jenë nikoqir i rivalit nga liga angleze në ndeshjen që zhvillohet në ‘Stamford Bridge’ nga ora 16:00.
Në këtë takim Chelsea do të jetë pa lojtarët si, Andreas Christensen, N’Golo Kante, Ruben Loftus-Cheek dhe Antonio Rudiger, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Newcastle do të jetë pa Isaac Hayden shkaku i kartonit të kuq dhe Florian Lejeune që është i lënduar.
Formacioni startues i Chelseat: Kepa, Azpilicueta, Tomori, Zouma, Alonso, Jorginho, Barkley, Wilian, Mount, Hudson-Odoi, Abraham.
Formacioni startues i Newcastles: Dubravka, Yedlin, Schar, Lascelles, Clark, Willems, Longstaff, Saint-Maximin, Almiron, Joelinton.