Milan i vendos çmimin Piatek, pritet reagimi i Chelsea

Sipas raportimeve të fundit, Milani i ka vendosur një çmim fillestar Krzysztof Piatek pas interesimit të shfaqur nga Chelsea.

Piatek u transferua te Milani në janar për shifrën e 35 miliona eurove nga Genoa, ku kishte patur një fillim eksploziv.

Polaku shënoi 22 gola sezonin e kaluar në Serie A, 9 me fanellën e Milanit, mirëpo ai nuk e ka nisur mirë sezonin e ri.

Piatek ka shënuar vetëm 3 gola në 8 ndeshje të luajtura në Serie A këtë sezon dhe trajneri i ri Pioli shpreson ta rikthejë atë në formën e tij më të mirë.

Calciomercato.com, raporton se Chelsea ka shfaqur interesim për Piatek, mirëpo Blutë nuk kanë bërë hapa konkret. Më tej shkruhet se Milani i ka vendosur një çmim fillestar Piatekut prej 35 miliona eurove.

Lampard e sheh Piatekun si përforcimin ideal për vijën e sulmit dhe dëshiron që të krijojë një dyshe me Abraham.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here