Janë publikuar formacionet zyrtarë për takimin që Chelsea dhe Manchester United d ta zhvillojnë në 1/8 e finales së Carabao Cup (EFL Cup).
The Blues do të jenë nikoqir të Djajve të kuq në Stamford Bridge, derisa ndeshja do të fillojë në 21:05.
Frank Lampard në këtë takim do të jetë pa Andreas Christense, N’Golo Kante, Ruben Loftus-Cheek dhe Antonio Rudiger, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Eric Bailly, Diego Dalot, Timothy Fosu-Mensah, Paul Pogba dhe Axel Tunazebe, janë të lënduar te United.
Formacioni startues i Chelsea: Caballero, James, Zouma, Guhei, Alonso, Gilmour, Jorginho, Kovacic, Hudson-Odoi, Batshuayi, Pulisic.
Formacioni startues i Manchester United: Romero, Lindelof, Maguire, Rojo, Wan-Bissaka, McTominay, Fred, Lingard, Williams, James, Rashford.