Bournemouth shënoi fitore me rezultat minimal kundër United, duke bërë që ‘Djajtë e kuq’ të vendosin rekord të zi në Premierligë.
Manchester tashmë ka barazuar rekordin negativ për ecurinë pa mbajtur portën e paprekur në ndeshjet e luajtura në udhëtim.
Manchester United ka pësuar gol në secilën nga 11 ndeshjet e fundit që ka luajtur në udhëtim, në Premierligë.
Herën e fundit kur United mbajti portën e paprekur ishte rreth 10 muaj më parë, në fitoren 3:0 kundër Fulham.