Real Madrid gati 600 milionë euro për të hapur kapitullin e ri!

Real Madridi do të tentojë që në verë të bëjë riformatim të skuadrës.

Sipas Sports Illustrated, Reali verën e ardhshme do të sjellë disa përforcime të rëndësishme për të cilët ka përgatitur 600 milionë euro.

Lista e futbollistëve të cilët Reali i dëshiron është e gjatë. Por një lojtarë është shënjestra kryesore, bëhet fjalë për Harry Kane i cili mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Sipas informacioneve klubi Madrilenë është i gatshëm të ofrojë 300 milionë euro për firmën e anglezit dhe me këtë do të thenin të gjitha rekordet.

Reali këtë sezonë po luan dobët, kampionati është gati se i pamundshëm, u eleminuan nga Kupa e Mbretit dhe trofeu i vetëm që ka mbetur është Liga e Kampionëve.

Është e qartë se edhe Zidane mund të largohet në fund të sezonit, kurse ka gjasa që trajner i Realit të bëhetë Pochetino.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here