Inter transferon falas yllin e Chelsea

Inter është i vendosur t’i ofrojë sulmuesit Oliver Giroud një rrugëdalje nga Chelsea.

Ylli francez ka humbur minutat në fushë që kur Frank Lampard ka marrë drejtimin e Chelsea.

Sipas ‘Le Figaro’, 33 vjeçari francez është subjekt interesimi nga skuadra e Interit.

Marrëveshja ekzistuese e 33 vjeçarit te Chelsea do të përfundojë verën e ardhshme, dhe ai do të jetë lojtar i lirë për të zgjedhur të ardhmen.

Giroud është i zhgënjyer për mungesën e minutave te Chelsea, dhe Inter shihet si një mundësi e mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here