Rasfhord vazhdon të shënojë, United mposht Brightonin në Old Trafford

Manchester Unitedi ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Brightonit në takimin e vlefshëm për javën e 12-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur t’i kthehet fitores në kampionat dhe janë ngjitur për disa pozita në tabelë pas triumfit ndaj Brightonit në Old Trafford.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi vendasve, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola.

Ishte Andreas Pereira (17′), i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa Davy Propper shënoi në golin e tij pas një rrëmuje në zonë duke e quar epërsinë e Unitedit në 2-0.

Në pjesën e dytë, përsëri Unitedi kishte diçka më shumë nga loja, por të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë në këtë pjesë u shënua nga mysafirët të cilët me anë të Pascal Gross (64′) ngushtuan epërsinë në 2-1.

Megjithatë, Djajtë nuk i lanë aspak hapësira befasisë duke shënuar edhe golin e tretë me anë të Marcus Rashford (66′), i cili shënoi për 3-1 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Unitedi ngjitet në pozitën e shtatë me 16 pikë, ndërsa Brightoni renditet i 11-ti me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Djajtë e Kuq udhëtojnë te Sheffield Unitedi, ndërsa Brightoni e pret Leicester Cityn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here