Zidane e dëshiron me çdo kusht në Santiago Bernabeu, Perez gati tia plotsojë dëshirën.
Francezi dëshiron me çdo kusht Pogban që në merkaton e janarit. Reali tentoi disa herë transferimin e Pogbas gjatë verës së kaluar, mirëpo Manchester United vendosi që mos ta shesë francezin.
Megjithatë siç raportojnë mediat sportive, Reali nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Pogba dhe Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Gareth Bale, James Rodriguez dhe para për mesfushorin francez.
Djajtë e Kuq kanë shfaqur interesim për Bale dhe mund ta pranojnë ofertën e Realit.
Pogba po luan nën nivelin e tij këtë sezon dhe është e qartë se dëshiron largimin nga Old Trafford.
Mbetet ta shohim se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit.