Milan kërkon një mbrojtës për afatin kalimtar të janarit.
Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport” një nga objektivat e “Rossonerëve” është mbrojtësi i talentuar i Barcelonës, Jean-Clair Todibo.
Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka takuar në Milano drejtuesit e klubit katalan, Eric Abidal dhe Ramon Planes për të diskutuar rreth mbrojtësit.
Todibo ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2023, transmeton lajmi.net.
Barcelona nuk kundërshton largimin e tij por kërkon 10 milionë euro dhe dëshiron ta inkuadrojë opsionin e të drejtës së rikthimit të tij në Camp Nou.
Një tjetër klub i interesuar për transferimin e tij është Bayer Leverkusen.