Manchester United nesër do të luajë në FA Cup kundër Huddersfield, kurse Mourinho në pres konferencë dhuroi show.
The “Special One” u pyet për marrëdhëniet e tij me Pogba, portugezi reagoi ashpër duke i quajtur gazetarët gënjeshtarë të mëdhenj.
“Kohëve të fundit keni shkruajtur për gënjeshtra dhe gjëra të kota. Pogba është i vetëdijshëm se nuk po luan mirë kohëve të fundit dhe kjo është gjë normale.Është gënjeshtër e madhe që marrëdhënia jonë është prishur dhe se Pogba nuk dëshiron të luajë në pozitat që ja caktoj unë. Po e përsëris, ai ka luajtur nën pritshëmëritë e tij ndeshjet e fundit dhe ne së bashku do të gjejmë një zgjidhje për këtë mini krizë. Në ndeshjen kundër Newcastle e zëvendësova sepse nuk luajti mirë, kaq. Mos lejoni që fansat të lexojnë lajme të rrejshme. Juve ju paguajnë që ta analizoni lojën tonë dhe ta shpjegoni, e jo që të shkruani broçkulla”, ka deklaruar Portugezi.
Manchester United ndeshjen e nesërme to da luajë me fillim prej orës 18:30.