Juve zbulon fanellën speciale për Superkupën ndaj Lazios

Juventusi ka zbuluar një fanellë të veçantë arabe për ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Lazios, e cila zhvillohet në kryeqytetin saudit, Riadh të dielën.

Bianconerët po përgatiten të luajnë për trofeun e parë të sezonit, kur përballen me fituesit e Kupës së Italisë, Lazion, në King Saud University Stadium.

Për të shënuar këtë rast, ata do të veshin një fanellë të veçantë me të gjithë emrat e lojtarëve të tyre të shkruar në arabisht.

“Përmes kësaj zgjedhjeje, ne duam t’i bëjmë nder një forme tradicionale të artit”,  ka thënë fillimisht zyrtari kryesor i të ardhurave Giorgio Ricci në faqen zyrtare të klubit.

“Me këtë, Juventus dëshmon të jetë, edhe një herë, afër fansave të tyre nga e gjithë bota, me një fanellë të veçantë, e cila gjithashtu konfirmon thirrjen për të eksploruar territore të reja”.

“Bashkëpunimi me artistin e madh, Shaker Kashgari, e bën një emërim të rëndësishëm si Superkupa Italiane edhe më të veçantë”,

Vetëm 500 nga fanellat e ‘Home Authentic Riyadh Edition’ kanë dalë në shitje me kuti autentike dhe emra dhe numra të veçantë të Paulo Dybala, Cristiano Ronaldo, Matthijs de Ligt, Miralem Pjanic dhe Giorgio Chiellini.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here