Rrespekt: Esposito mahnit tifozët e Interit me veprimin e tij

Sebastian Esposito u transferua nga Brescia te Interi në moshën 12-vjeçare dhe menjëherë është etabluar si ardhmëria e Neroaxurëve.

Esposito cilësohet si njëri nga talentët më të mëdhenj në Itali, e për këtë flet fakti që Antonio Conte po i jep shans atij që të luajë në skuadrën e parë. Ai debutoi me Interin në moshën 17-vjeçare dhe deri tani ka luajtur gjashtë ndeshje me Neroaxurët në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Mediat italiane sot kanë zbuluar se Esposito ka bërë një veprim gjatë verës me të cilin i ka mahnitur të gjithë te Interi.

Gjatë merkatos së verës Esposito ka marrë një ofertë nga PSG. Leonardo e pëlqen shumë Espositon dhe ka tentuar që ta transferoj atë duke i ofruar një ofertë të majme, por 17-vjeçari ka refuzuar Parisienët.

Me këtë veprim Esposito ka mahnitur tifozët e Interit, ndërsa kontrata e tij aktuale me Neroaxurët skadon në vitin 2022.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here