Formacionet zyrtare: Tottenham-Chelsea

Tottenham Hotspuri dhe Chelsean i kanë publikuar formacionet për ndeshjen kryesore të javës së 18-të në Ligën Premier.

Spurs do të jenë nikoqir të rivalit lokal në përballjen që fillon nga ora 17:30 në stadiumin ‘Tottenham Hotspur Stadium’.

Jose Mourinho që ishte shkarkuar para një viti nga Manchester United, tani është në bankën rezervë të Tottenhamit e që përballë do ta ketë ish-skuadrën me të cilën fitoi tre tituj të ligës angleze.

Spurs do të jenë në këtë takim pa Ben Davies, Erik Lamellan dhe Hugo Llorisin, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Frank Lampard nuk mund të llogaris vetëm në Ruben Loftus-Cheek, që po ashtu është i lënduar.

Formacioni startues i Tottenhamit: Gazzaniga, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Dier, Sissoko, Dele, Son, Lucas, Kane.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa, Rudiger, Tomori, Zouma, Azpilicueta, Kante, Kovacic, Alonso, Willian, Abraham, Mount.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here