Festat e fundvitit, presidenti i Barcelonës me dhuratë të veçantë për lojtarët

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka përgatitur një surprizë për ekipin e parë për festen e Krishtlindjeve, duke i dhuruar secilit nga një iPhone 11 Pro Max të personalizuar.

Telefoni i Apple, iPhone 11 Pro Max, është ndër telefonat më të shtrenjtë mobil në treg, pasi një i tillë kushton 1.700 euro përafërsisht.

Bartomeu nuk pati dhurata vetëm për futbollistët, pasi ai nuk i harroi as stafin teknik.

Kreu i klubit katalanas u dhuroi atyre iPad Pro, pas fitores së Barcelonës 4-1 ndaj Deportivo Alaves në “Camp Nou”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here