Kante planifikon largimin nga Chelsea në verë

N’Golo Kante është duke menduar të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të verës, ndërsa Real Madridi është destinacioni i tij.

Kampioni i botës konsiderohet si një ndër mesfushorët më të mirë defensivë dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Bluve prej se u transferua në Stamford Bridge në vitin 2016.

Megjithatë, është duke u spekuluar se 28-vjeçari po kërkon një sfidë të re dhe Reali është klubi i duhur ku mund t’i realizojë qëllimet e tij.

Los Blancos janë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë funte (117 milionë euro) për blerjen e Kantes gjatë verës që vjen.

Lojtari besohet se ka raporte të mira me trajnerin e Madridit, Zinedine Zidane, i cili ka nevojë për më shumë energji në mesfushë.

Bayern Munichu dhe Juventus janë destinacionet tjera për Kanten, mirëpo ai e favorizon kalimin në Santiago Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here