Media italiane “Tuttosport” ka zbuluar fanelat e planifikuara të Interit për sezonin 2020-2021.
Uebsajti që deklasifikon uniformat e klubeve të futbollit të huaj “Footy Headlines” ka publikuar fotot me 3 fanelat e klubit zikaltër.
Sipas fotove, bluza e parë do të jetë me shiritat zikaltër të dizajnuara në formë zig-zage. Për fanelën e dytë është menduar të vendoset një bluzë e bardhë me shiritat zikaltër të vendosura në formën e kuadrateve.
Ndërsa fanela e tretë i gëzon pa masë tifozët e Interit, e cila i përket sezonit 1997-1998 kur fituan Kupën UEFA ndaj Lacios 3-0.