Paris Saint Germain po bën gati një ofertë prej 30 milionë funtash për mbrojtësin e Manchester United Marcos Rojo, pasi mbrojtësi argjentinas duket se po ngurron që të nënshkruajë një kontratë të re me “Djajtë e Kuq”, supozon The Mirror.
Jose Mourinho duket se është frustruar jashtëzakonisht shumë me kohën e gjatë të negociatave për nënshkrimin e kontratës së re por prapë pa asnjë marrëveshje.
Por bisedimet kanë mundësi të dështojnë akoma më shumë pasi në garë ka hyrë edhe PSG e cila po shpreson që të bashkojë Rojon me bashkëatdhetarin e tij Angel Di Maria në Paris.