Juventus po punon për goditjen e radhës në merkato pas blerjes së Dejan Kulusevski-t nga Atalanta.
Sipas Sport Mediaset, bardhezinjtë kanë intensifikuar kontaktet me mbrojtësin e krahut të Chelsea-t, Emerson Palmieri.
Lojtari është prej kohësh në radarët e torinezëve dhe mbetet një nga objektivat kryesorë për merkaton e verës, por nuk përjashtohet mundësia që Paratici të kërkojë ta marrë që tani.
Sarri ka nevojë për një mbrojtës krahu që t’i japë pak frymëmarrje Alex Sandro-s, duke parë se alternativa e vetme e këtij të fundit është një De Sciglio i përshtatur në krahun e majtë.
Në rast se Palmieri do të zbarkojë në Torino, për ish-lojtarin e Milan-it do të hapeshin dyert e Paris Saint-Germain.