Chelsea do të përdorë Batshuayi për të marrë Pulisic!

Chelsea shpreson se interesimi i Borussia Dortmund për të mbajtur Batshuayi do të bëjë që të lëshojë pe për Pulisic, gjithmonë sipas Daily Mail.

Batshuayi ka ndikuar menjëherë pasi u trasnferua tek Borussia Dortmund ku me golat e tij është vendimtar për Dortmund të cilët duket se janë të interesuar për ta blerë përfundimisht futbollistin.

Nëse Dortmund gjatë verës do të tentojë të blejë përfundimisht Batshuayin atëherë londinezët do të mundohen të përfitojnë nga situata për të transferuar në Stamford Bridge, Christian Pulisic.

Pulisic i cili është një fans i Manchester United, ka qenë i kërkuar dhe nga Liverpool e Real Madrid dhe Chelsea dëshiron që të jetë një hap para të gjithëve për të siguruar kartonin e lojtarit amerikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here