Bayerni godet në merkato: Bavarezët transferojnë yllin e Barcelonës

Bayern Munich e dëshiron transferimin e Nelson Semedos nga Barcelona.

Bavarezët shpresojnë që ta transferojnë mbrojtësin portugez në këtë afat, por një gjë e tillë është më e mundshme në verën e këtij viti.

Semedo ishte i lidhur me një kalim te Manchester United e Paris Saint-Germain në verën e vitit të kaluar, por Ernesto Valverde refuzoi shitjen e tij.

Për portugezin është i interesuar edhe Tottenham Hotspuri, pasi Jose Mourinhos i pëlqen shpejtësia dhe krijimi i aksioneve nga lojtari.

Bayern Munich thuhet se është më afër transferimit të tij, pasi Joshua Kimmich po lëviz në qendër të mesfushës dhe Benjamin Pavard mbetet i vetëm në mbrojtje.

Semedo e ka humbur vendin nga Sergio Roberto dhe klauzola e tij për t’u larguar nga Camp Nou është 100 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here