Zidane gjen top përforcimin e ri në Real Madrid

Real Madrid është i interesuar ta transferojë sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner, gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas Sky Sport Germany.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me klubin nga Bundesliga deri më 2023, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Los Blancos vazhdojnë të jenë të interesuar për transferimin e tij.

Zinedine Zidane dëshiron t’i shtojë opsionet sulmuese për pjesën e dytë të sezonit.

Megjithatë, blerja e Werner nuk do të jetë e lehtë pasi Leipzig vështirë se do ta lejojë largimin e futbollistit kryesor në mes të stinorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here