Sipas raportimeve të fundit, Milani ka përgatitur një ofertë prej 15 milionë eurove për mesfushorin e Racing Matias Zaracho.
Rosonerët e ndjekin Zarachon që nga vera e kaluar. Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio raporton se agjenti i Zarachos, August Jimenez ia ka ofruar argjentinasin Rosonerëve.
Zaracho ka shënuar 3 gola këtë sezon në 15 ndeshje të luajtura. Sipas raportimeve të fundit nga argjentina, Maldini është në bisedime me agjentin e Zarachos dhe Milani ka ofruar 15 milionë euro për shërbimet e tij.
Milani dëshiron transferimin e Zarachos para përfundimit të merkatos, mirëpo klauzola e lirmit të tij është 22 milionë euro.
Zaracho te Racingu luan para vijës së sulmit si mesfushor ofanziv, mirëpo mund të luaj në të gjitha pozicionet e mesfushës.