Tri asistime ndaj Betisit, Messi barazon rekordin sezonal

Lionel Messi ishte arkitekt i të tre golave të Barcelonës në fitoren ndaj Real Betisit dhe në këtë mënyrë u bë vetëm lojtari i dytë në pesë ligat kryesore evropiane me numër dyshifror golash dhe asistimesh.

Argjentinasi tash ka 14 gola dhe 11 asistime për Blaugranët këtë sezon, ndërsa lojtari tjetër me numra dyshifrorë, është talenti i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Anglezi 19 vjeçar i ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 13 asistime në sezonin 2019/2020 në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Një tjetër statistikë që preku Messi në ndeshjen ndaj Betisit ishte se u bë lojtari i dytë pas sulmuesit të RB Leipzigut, Timo Werner, që ka shënuar edhe het-trik edhe i ka dhuruar tri asistime brenda një ndeshjeje.

Falë magjisë së tij, Barcelona e fitoi ndeshjen në udhëtim (3-2) për t’iu afruar Real Madridit në tri pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here