Inter po konsideron ta vendos në shitje mesfushorin Matis Vecino kur të hapet afati kalimtar.
Calciomercato raporton se Vecino mund të ndërrojë skuadër me t’u hapur afati veror i transferimeve.
Inter e vlerëson 25 milionë euro mesfushorin e tyre 28 vjeçar, që po pëlqehet nga Chelsea dhe Everton.
Me shitjen e Vecinos, Inter shpreson të nënshkruajë me Arturo Vidal nga Barcelona.
Kujtojmë se Vecino tek Inter është transferuar nga Fiorentina.