Barcelona shpenzoi 120 milionë euro verën e kaluar për transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, por francezi nuk po arrin të lërë gjurmë ende në Camp Nou dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit në fund të sezonit.
Lautaro Martinez është objektivi i Barcelonës për merkaton e verës, ndërsa gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio raporton se bisedimet mes katalanasve dhe Interit kanë filluar.
Tuttosport, raporton se Barcelona është e gatshme të ofrojë Griezmannin dhe para për Lautaron.
Interi nuk ia ka mbyllur derën Griezmannit dhe Barcelona në vend të 111 milionë eurove mund tia ofrojë Neroaxurëve kartonin e francezit dhe një shumë parash për Lautaron.
Në rast se ky shkëmbim ndodh në verë, atëherë do të ishte shkëmbimi më i madh në historinë e futbollit!