Lautaro Martinez prej kohësh flitet se mund të largohet nga Interi, me Barcelonën që ka shfaqur interes serioz për të marrë sulmuesin argjentinas.
Leo Mesi e dëshiron me çdo kusht në skuadër Lautaron dhe pikërisht për këtë arsye drejtuesit katalanas duan t’ia plotësojnë këtë dëshirë.
Në këtë situatë Interi ka filluar të mendojë për pasuesin e argjentinasit dhe duket se atë e ka gjetur në Premier Ligë. “Sunday Express” shkruan se zikaltërit kanë hedhur sytë nga sulmuesi i Arsenalit, Pierr Emerik Obamejang.
Ky i fundit pëlqehet shumë nga italianët, të cilët pritet të nisin ofensivën për ta marrë në ekip në rast largimi të Lautaros.