Chelsea – Bayern, formacionet e mundshme

Sonte, me fillim nga ora 21:00, do të luhet ndeshja në mes të Chelseat dhe Bayern Munich në kuadër të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

‘Stamford Brige’ do të jetë mikpritës i kësaj superpërballje, me çka as spektakli nuk pritet të mungojë.

Blutë pritet të startojnë me formacionin 3-4-1-2, ku Olivier Giroud pas përformancës ndaj Tottenham pritet t’i prijë vijës së sulmit.

Për Bayern Munich nuk pritet të ketë mungesa të theksuara dhe formacioni i parl nuk pritet të ketë shumë boshllëqe.

Skema me të cilën do të luajnë bavarezët pritet të jetë 4-2-3-1, me dydhëmëshin sulmues Lewandovski, dhe Gnabry.

Chelsea: Caballero: Azpilicueta, Christesen, Rudiger: James, Jorginho, Kovancic, Alonso: Willian, Mount: Giroud.

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Thiago, Kimmich: Gnabry, Muller, Coman: Lewandowksi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here