Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban pritet që të largohen nga Milani pas përfundimit të sezonit.
Ivan Gazidis është njeriu i vetëm që Elliot kanë besim se mund ta rikthejë Milanin në majën e futbollit.
Gazidis do të qëndrojë në San Siro, ndërsa Maldini dhe Boban i kanë ditët e numëruara te Milani. Gazidis ka piketuar dy drejtorët e rinjë për të promovuar filozofinë e tij.
Siç raporton Tuttosport, bëhet fjalë për Hendrik Almstadt dhe Geoffrey Moncada.
Almstadt njihet si dora e djathtë e Gazidis dhe për momentin është përgjegjës për buxhetin e merkatos.
Moncada nga ana tjetër u transferua te Milani nga Monaco dhë është shef i skautëve.
Gazidis, Almstadt dhe Moncada pritet ta udhëheqin revolucionin në San Siro nga sezoni i ardhshëm.