Semedo mund të ”rrëmbehet” nga një skuadër angleze!

Sipas raportimeve të Don Balon, Nelson Semedo po kërkohet nga skuadra londineze e Tottenham Hotspur.

Spurs po mendojnë që të bëjnë një ofertë prej 50 milionë eurosh në drejtim të portugezit në afatin veror të transferimeve.

Gjatë sezonit 2019-2020 Semedo ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Barcelonën.

Shpresë Tottenhamit më shumë po i jep fakti që me Mourinhon kanë një kombësi dhe ky mund të jetë një motiv për mbrojtësin e krahut të djathtë që të mendojë një transferim në Londër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here