Trajneri i skuadrës të të rinjve të Real Madridit, Jose Maria Guti, i njohur vetëm si Guti beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar duhet të shkojë në Santiago Bernabeu për të vazhduar përmirësimin e tij.
Sulmuesi brazilian i la rivalët e Barcelonës në verën e kaluar për një shifër rekord botëror të transferimeve prej 222 milionë eurosh.
Por, që nga transferimi i tij në Parc des Princes, Neymar ka qenë i lidhur me një lëvizje të ardhshme tek rivalët e urryer të Barcelonës, Reali.
Shumë futbollistë dhe drejtues kanë folur rreth këtij transferimi, ndërsa i fundit është ish-ylli i Realit, Guti, i cili ka thënë se braziliani duhet të bashkohet me Los Blancos.